TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Maj 2023, 13:53

Luizi thyen rekord shikueshmërie, mund edhe mbretin Charles

Shkruar nga Pamfleti

Luizi thyen rekord shikueshmërie, mund edhe mbretin Charles

Luiz Ejlli qysh në hyrjen e tij, më 24 dhjetor të vitit të shkuar, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP mori vëmendjen e audiencës, e vetëm pas dy jave arriti të bëhet edhe njeri më i përfolur në Shqipëri.

Gjatë qëndrimit 133 ditor brenda shtëpisë, Luizi ishte pa diskutim një fenomen, i cili dita ditës po thyente rekorde.

Rrjeti kishte shpërthyer kur studiuesit në Shqipëri thanë se Luizi ishte njeriu që po kapte shifra të frikshme në internet, i cili për vetëm për pak kohë arriti t’i ketë plot 1 miliard klikime në TikTok duke u bërë personazhi më i klikuar i momentit në trojet shqiptare.

Madje, Luizi momentalisht ka më shumë klikime në TikTok edhe se Mbreti Charles III, i cili u kurorëzua në ngjarjen më të madhe ceremoniale të Britanisë, rrjedhimisht duke pasur të gjithë sytë e botës tek ai.

Ky nuk është rekordi i vetëm i Luizit. Ai këto ditë theu edhe një rekord në kanalin YouTube të TopChannel, ku videoja e tij u bë videoja më e klikuar ndonjëherë në TopChannel.

Luizi thyen rekord shikueshmërie, mund edhe mbretin Charles Luizi thyen rekord shikueshmërie, mund edhe mbretin Charles

luiz ejlli rekord

Lini një Përgjigje