TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Maj 2023, 11:02

Ish-aktorja e filmave me ‘pullë të kuqe’ ftohet të japë leksion në Oksford

Shkruar nga Pamfleti

Ish-aktorja e filmave me ‘pullë të kuqe’ ftohet të

Aktorja libaneze e filmave pornografikë, Mia Khalifa, u ftua të jepte një leksion për studentët në Universitetin prestigjioz të Oksfordit. Tema ishte roli i personazheve publike dhe kufijtë e privatësisë në aspektin profesional.

Mia ka shpërndarë disa foto nga vizita e saj në universitetin prestigjioz, i themeluar në vitin 1906, dhe është shprehur se ndihet shumë e emocionuar për atë që e quan zhvillim profesional të vetes.

“Për mua do të jetë gjithmonë një kujtim fantastik dhe diçka që mund t’ia tregoj fëmijëve të mi në të ardhmen. Falenderoj universitetin që më dha mundësinë të flas në një godinë kaq historike. Ndihem e nderuar dhe e frymëzuar për pasionin që ka ky universitet për të sjellë ndryshimin e vërtetë në botë dhe që përzgjedh një listë kaq të ndryshme të oratorëve”, shkruan Mia Khalifa në Twitter.

mia khalifa universiteti i oksford

Lini një Përgjigje