TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Maj 2023, 10:36

Kristi flet për marrëdhënien me Zazën: Më mirë që përfundoi

Shkruar nga Pamfleti

Kristi flet për marrëdhënien me Zazën: Më mirë

Afrimiteti i Kristit me Keisi Medinin brenda shtëpisë së Big Brother zgjoi reagimin e Zazës, vajzës me të cilën ai kishte lënë një lidhje jashtë.

Ajo reagoi e prekur dhe e lënduar nga veprimet e Kristit, romanca e të cilit me Keisin ishte shumë e shkurtër dhe përfundoi po brenda.

Pas daljes, Kristi ka folur për herë të parë për të dyja, duke thënë se nuk do të ketë më asgjë me asnjërën dhe se të dyja janë marrëdhënie të përfunduara.

Cila ka qenë marrëdhënia jote me Zazën?

Nuk dua të komentoj për këtë, është e mbaruar, le të rrijë ashtu më mirë. Si me atë, si më Keisin, janë dy marrëdhënie të mbaruara për mua.

Me Zazën ke pasur marrëdhënie të gjatë jashtë?

Jo, jo të gjatë. Kishim disa muaj me njëri-tjetrin, ishte një distancë e gjatë, dhe kjo e bënte akoma më të komplikuar. Kështu që, për mua, edhe kjo më mirë që përfundoi, se tregoi që s’jemi për njëri-tjetrin.

kristi zaza perfundim

Lini një Përgjigje