TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Maj 2023, 10:10

Amos Zaharia: Më mirë të jem origjinal, sesa të shtirem si dikush që nuk jam

Shkruar nga Pamfleti

Amos Zaharia: Më mirë të jem origjinal, sesa të shtirem si

Amos Zaharia, në rolin e ish-banorit të Big Brother, iu përgjigj pyetjes se çfarë e vret më shumë në një shoqëri si kjo e jona e cila nuk të çon në finale edhe pse ti mund të jesh një djalë i mirë, i lexuar me një sens humori më ndryshe që edhe kritikohet shpesh.

Unë e kuptoj që humori i zi nuk është për të gjithë. Sido që të jetë, njerëzit bëhen sensibël ndaj humorit.

Bëhen apo i merr rrjedha?

Bëhen, sepse një koment ushqen tjetrin e pas tij tjetrin dhe kështu bëhet një cunami i madh komentesh negative, megjithatë unë e kam përballuar në një lloj mënyre dhe them që këto humore më penalizuan, nuk dua të them që jam bërë pishman por e kuptoj arsyen pse.

Këtë edicion ka pasur shumë aktorë por asnjëri nuk arriti të shkonte në finale, a mendon Amosi se kemi ende një problem me artistët nuk i vlerësojmë?

Pavarësisht profesionit, ne aty hymë si njerëz dhe jo si aktorë sepse të ishte për të aktruar, do të kisha aktruar unë dhe do të kisha bërë nuk e di se çfarë, çudira. Thashë me vete pse të aktroj kur origjinaliteti është gjëja që mendoj unë shet më bukur. Më mirë të jem origjinal, vetja ime me të mirat edhe të këqijat e mija sesa të shtirem dhe të jem dikush që nuk jam.

amos zaharia vetvetja

Lini një Përgjigje