
Bardhi ka publikuar dje projektin e tij të ri muzikor, të titulluar “Çikës tem”, në të cilin artisti rrëfen sfidat që ka përjetuar gjatë karrierës së tij dhe vështirësitë që partnerja e tij, Sara Gjordeni, ka hasur gjatë shtatzënisë.
Por, momenti më i veçantë i këtij projekti është zbulimi i emrit të bebushes që pritet të vijë në jetë së shpejti.
Bardhi dhe Sara kanë vendosur ta quajnë vajzën e tyre Nea, emër që ata e kanë ndarë me ndjekësit në një mënyrë emocionuese.
Sara gjithashtu ka shpjeguar kuptimin e emrit Nea.
Në greqishten e lashtë, Nea përfaqëson dikë që gjithmonë “ringrihet” si një version më i fortë i vetvetes, pavarësisht sfidave të jetës.
Në Islam, ky emër simbolizon një dhuratë të bekuar dhe një person që sjell dritë dhe që jeton një jetë të gjatë dhe të lumtur.

Lini një Përgjigje