Ndonëse zyrtarisht ka mbaruar si program për këtë sezon, në studion e emisionit të dashurisë Për’puthen janë rikthyer të gjithë ish-konkurentët ku janë vendosur përballë njëri tjetrit për të zgjidhur çdo gjë që ka mbetur pa sqaruar nga periudha kur dilnin në takime e vetëm.
Një prej tyre ka qënë dhe balerini Orjan Lika i cili teksa ishte në një takim katër minutësh me Erikën, është përballur me një situatë aspak të këndshme ku e çoi në konflikt me gazetarin Ronaldo Sharka i cili mbante rolin e opinionistit. Situata agravoi aq shumë, sa po të mos kishin qenë konkurentët e tjerë, Orjani do kishte grushtuar Ronaldon.
Ronaldo: Ça është sedra?
Orjani: Nuk je askushi që të të them ça është sedra. Sedra është ajo që mban gjallë autoritetin, fytyrën dhe dinjitetin e familjes
Ronaldo: Po qeshja me shaminë e Albës nga java e kaluar…
Megi: Nuk të pëlqeu definicioni i Orjanit?
Ronaldo: Jo, jo, Sokrati do ta kishte zili
Orjani: Vetëm një pyetje, e di se kë ke përballë?
Ronaldo: Jo
Orjani: O shok po të them edhe njëherë, a e di se kë ke përballë?
Ronaldo: Jo
Orjani: A e di se kush jam?
Ronaldo: Jo nuk të njoh
Orjani: Lëri batutat se e di shumë mirë se kush jam
Ronaldo: Po të them: ma thuaj
Orjani: Nuk ke ardhur të më përqeshësh, të më ulësh mua. Kaq kisha
(min.23)
Lini një Përgjigje