
Romeo dhe Heidi janë surprizuar sërish nga fansat e tyre me një dhuratë të veçantë.
Ka qenë Heidi ajo e cila ka ndarë në rrjetet sociale një video ku tregon buqeta me lule dhe një foto-album me momentet e saj dhe të Romeos gjatë lojës në BBV.
“Ju kemi në zemër! Faleminderit të gjithëve! Ju dua!”, ka shkruar Heidi krahas videos.
Edhe pse dyshimet për lidhjen e tyre kanë qenë të shumta, si nga konkurrentët e BBV ashtu edhe nga personazhe të tjerë, çifti ka vijuar lidhjen edhe pas përfundimit të lojës.
Të dy ata kanë ndarë momente me njëri-tjetrin, teksa kanë shijuar pushimet dhe ditët mes tyre.
Lini një Përgjigje