TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Tetor 2024, 10:39

“Më keni përdorur”, Luiz Ejlli: Nuk dua që egërsia ime të dalë jashtë

Shkruar nga Pamfleti

“Më keni përdorur”, Luiz Ejlli: Nuk dua që

Emri i Luiz Ejllit ka qenë në fokus të mediave për shkak të ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur.

Përmes një postimi në Instagram, ai ka ndarë ndjenjat e tij, duke shprehur se edhe pse është ndjerë i përdorur nga disa njerëz, ka preferuar të qëndrojë i heshtur.

Luizi ka ndarë një foto të tij, duke shkruar: “E di që më keni përdorur, keni përfituar dhe më keni marrë si të mirëqenë… Megjithatë unë zgjedh të hesht sepse nuk dua që egërsia ime e brendshme të dalë jashtë”.

Ky reagim ka ngjallur shumë komente dhe spekulime, veçanërisht nga fansat e tij, të cilët e kanë lidhur këtë mesazh me lajmet e fundit që qarkulluan rreth dënimit të tij.

Gjykata e Fierit e ka dënuar Luizin me një vit burgim, por ai nuk kishte reaguar publikisht për këtë vendim deri tani. Megjithëse fansat prisnin një koment nga këngëtari pas këtij vendimi, heshtja e tij vetëm sa e ka rritur kuriozitetin dhe shqetësimin e ndjekësve.

Gjithsesi, ky reagim i këngëtarit vjen jo vetëm për problemet që kanë me drejtësinë, por edhe pas lajmeve që qarkulluan për afrimitetin e tij me Santiana Malokun në një dasmë në Kosovë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)

luiz ejlli reagim egersi

Lini një Përgjigje