TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Nëntor 2023, 17:32

Mariza Ikonomi bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin dhe gjininë e fëmijës

Shkruar nga Pamfleti

Mariza Ikonomi bëhet nënë për herë të parë,

Këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi, ka suprizuar të gjithë ndjekësit me lajmin më të bukur. Ajo ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” foton më të ëmbël. Mariza është bërë nënë për herë të parë duke provuar kështu ndjesinë më unike që një person mund të përjetojë në jetë.

Krah fotove me vogëlushen, Melodinë e saj më të bukur të jetës, Mariza ka zbuluar edhe identitetin e njeriut që i ka “vjedhur” zemrën.

Mami Mariza dhe babi Blendi janë duke shijuar ditët pranë të voglës së tyre dhe ashtu si dhe vetë këngëtarja e thotë, Zoti i ka dhënë botën në duart e tyre.

“Dhe vjen një ditë që Zoti të dhuron gjithë Botën dhe e vendos atë në duart e tua. Melodia e jetës sime! Melody Ikonomi Greço!

Blendi Greco më dhe gjithë forcën dhe gëzimin e kësaj Bote! Të dua", shkruan Mariza krah fotove me vogëlushen.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mariza Ikonomi ???? (@ikonomimariza)

mariza ikonomi nene

Lini një Përgjigje