
Prej kohësh është përfolur në rrjet për një film që po bëhej gati dhe në role kryesore do të ishin dyshja më e komentuar dhe më e famshme në Shqipëri.
Pas daljes nga “Big Brother Vip” Luizi dhe Olta kanë projekte së bashku dhe ata do t’i shohim si aktorë të një filmi.
“Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.
Artisti i madh Ndriçim Xhepa është pjesë e kastit të aktorëve të filmit. Ditën e sotme, Luiz Ejlli ka postuar një foto me të në Instastory dhe ka shkruar disa fjalë mirënjohjeje dhe vlerësimi që ka mundësinë të interpretojë në krah të një artisti të madh.
“Nder dhe privilegj të interpretoj në krah të ikonës së kinematografisë Ndriçim Xhepa”, shkruan Luizi krah postimit.

Ditën e sotme Luizi ka postuar një foto nga një skenë e filmit, ku i veshur me kostum i drejton armën në kokë aktores Zamira Kita, e cila qëndron e ulur në një karrige. Duket se sa më shumë copa nga xhirimet dalin aq më shumë arrijnë të na bëjnë kuriozë.
Lini një Përgjigje