
Familja e Kristiano Ronaldos ka nisur pushimet, edhe pse është vetëm qershori. CR7, Xheorxhina Rodriguez dhe fëmijët e tyre kanë vendosur të kalojnë disa ditë të këndshme në superjahtin e tyre luksoz pranë Sardenjës.
Ashtu si gjithmonë, Xheorxhina është tejet aktive në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka postuar disa foto në Instagram, ku zgjedh të mos shkruajë asgjë, por imazhet i shoqëron me emoji.
Postimi ka marrë shumë pëlqime, ndërsa fansat e kanë patur të vështirë të përmbahen. “E mrekullueshme”, “magjike”, apo edhe “zjarr” ishin vetëm disa prej reagimeve.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje