TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Qershor 2023, 19:36

Pornostarja nxjer zbuluar Nejmarin pas tradhtisë së tij të fundit: Shumë pa respekt ndaj gjysmës tënde tjetër

Shkruar nga Pamfleti

Pornostarja nxjer zbuluar Nejmarin pas tradhtisë së tij të

Përpara disa ditësh, Nejmar mori vëmendjen e mediave sportive, pasi kishte tradhtuar bashkëshorten e tij, Bruna Biankardi, e cila mban në bark fëmijën e sulmuesit brazilian.

Pas një falje të madhe publike, duket se Nejmar nuk ka nxjerrë mësim nga ngjarja e fundit, duke flirtuar sërish me vajza të tjera.

E fundit ka qenë modelja e “Onlyfans”, Çeleste Brixhit, e cila ka publikuar në rrjetet sociale mesazhet që i ka shkruar Nejmari.

Edhe pse braziliani i ka çuar vetëm një “emoji” me duartrokitje, 28-vjeçarja e ka parë këtë si një veprim tradhtie nga ana e yllit të PSG-së.

Nëse ke një të dashur ose grua mos i shkruani vajzave të tjera. Është e gabuar. Shumë pa respekt ndaj gjysmës tënde tjetër”, shkroi si fillim Brixhit.

Pornostarja nxjer zbuluar Nejmarin pas tradhtisë së tij të

Më pas ajo postoi:

Unë nuk e dija kush ishte ky person, thjesht jam e lodhur duke parë kaq shumë mesazhe nga djem që kanë të dashura ose gra. Ai nuk është i vetmi. Mendoj se vajzat duhet të ngrenë zërin nga sa unë e njoh këtë dhimbje. Djema, bëhuni më të mirë, sepse ne meritojmë më mirë”.

Pornostarja nxjer zbuluar Nejmarin pas tradhtisë së tij të

 

nejmar sulmuesi brazilian çeleste brixhit pornostarja

Lini një Përgjigje