TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Qershor 2023, 17:47

“Prej tij jam konvertuar në myslimane“, partnerja e Benzema rrëfen njohjen me sulmuesin francez: Nuk e dija që ishte futbollist

Shkruar nga Pamfleti

“Prej tij jam konvertuar në myslimane“, partnerja e Benzema

Kjo histori mund të hapet me aforizmin “nëse mali nuk shkon te Muhamedi, Muhamedi shkon te mali”. Një frazë që inkurajon të vdekshmit të marrin iniciativën në çështjet që iu interesojnë.

Kjo është ajo që Xhordan Ozuna donte të tregonte me këtë intervistë, e ngopur, thotë ajo, nga leximi i historive në internet, që nuk janë të vërteta, dhe e gatshme për të pastruar disa (jo të gjitha) nga dezinformatat që kanë shkruar për të.

Deri para pak kohësh, 32-vjeçarja nuk ishte gjë tjetër veçse një modele me flokë kaçurrela dhe lëkurë karamel, e lidhur me emra si Xhastin Biber, por prej disa kohësh, në pamundësi që Ozuna të rrëfejë saktësisht se sa shumë, ajo është bërë partnerja e re e ish-lojtarit të Realit të Madridit, Karim Benzema.

Dy muaj më parë ajo u bë nëna e fëmijës së katërt të futbollistit, një foshnje e madhe me flokë të zinj të dendur, me të cilin shkoi në intervistë, në një suitë në hotelin “Gran Inglés”, në qendër të kryeqytetit spanjoll.

Tani ndodhet në Madrid, ku jeton me futbollistin francez me origjinë algjeriane, qytet që së shpejti do ta lërë për Arabinë Saudite, shtetin e Lindjes së Mesme ku sulmuesi ka nënshkruar një kontratë 100 milionë euro në sezon me klubin Al Ittihad.

Xhordan Ozuna, e dashura e Benzema, thyen heshtjen dhe tregon se çfarë mendoi kur takoi futbollistin dhe si ndryshoi edhe fenë, pas lidhjes me bomberin francez:

Kur takova Karim, nuk e dija se kush ishte ai. Unë jam amerikane, nuk di shumë për futbollin. Që në fillim ndjeva sikur ai ishte diçka ndryshe. Karim është një djalë i mrekullueshëm. Ne qeshim aq shumë bashkë…

Kur them se është miku im më i mirë, e kam fjalën vërtetë. Pas disa kohësh bashkë, marrëdhënia është mëse e konsoliduar. Në fakt, edher unë jam konvertuar në fenë islame. Ndodhi në xhaminë e Madridit, atje të lexojnë Kuran… Ishte një ceremoni e vogël dhe intime, qava si një fëmijë.

Jam shumë sentimentale. Kam hulumtuar shumë për këtë fe dhe më duket e bukur. Gjithçka që kam lexuar për të më ka prekur. Gjatë Ramazanit lexova Kur’anin dhe më përloti. Gjithashtu lexova ‘Rruga e shenjtë drejt Islamit’. Për një të krishterë që konvertohet në Islam, si unë, ishte një libër vërtetë i çmuar”.

xhordan ozuna partnerja e karim benzema sulmuesi francez

Lini një Përgjigje