
Në një intervistë të dhënë së fundmi, autorja e “Kepit të VIP-ave” Olsa Muhameti teksa tregoi disa detaje nga projektet e saj, nuk la pa përmendur as Luiz Ejllin, duke theksuar se edhe ai kishte qenë në Turqi për xhirime.
Madje, ajo shtoi se Luizi shkoi atje për të qenë pranë Kiarës. Epo mesa duket nuk ka ndodhur kështu, e këtë e ka treguar vetë Luizi.
Ishin fansat e tij ata që postuan pjesën e intervistës ku shkruanin se Luizi ishte në Amerikë me koncerte, e se vetëm po të ishte ‘spiderman’ do ishte edhe në Turqi.

Kjo është aprovuar edhe nga vetë Luizi i cili komentoi: “Hajde rrenë hajde, e me sa siguri e thotë. Meqë ra fjala tani jam në Korçë po për 10 sec jam në Lezhë. Cit Olsa”.
Luizi ka bërë gjithashtu edhe një Story në profilin e tij në Instagram ku shkruan: "Kam frikë të bëj story tek Harku i Bërdicës se del ndonjëra edhe thotë është tek Harku Triumfit".

Kujtojmë se në rrjet nuk doli asnjë foto e Luizit nga Turqia, aty ku Kiara ishte me xhirimet e emisionit.
Lini një Përgjigje