
Olsa Muhameti, autorja e programit “Kepit të Vipave” që do të nisë transmetimin të dielën ka treguar detaje nga show më i ri televiziv.
Ajo tha se krahas protagonistëve, herë pas here edhe Luizi iu bashkua xhirimeve. Megjithatë ai nuk ishte i vetmi që iu bashkua xhirimeve në Bodrum. Përmes disa planeve shihej Kristi me një valixhe në dorë teksa bëhej gati të vizitonte personazhet e Kepit.
Ky është ballafaqimi i parë publik mes tij dhe Keisit pas përfundimit të lidhjes së tyre në “Big Brother Vip”, por që sipas Olsës nuk shkoi ashtu siç pritej.
“Kristi ishte i ftuar i produksionit për të dhënë disa përfundime, por aty u bë një lëmsh. U nervozova në një moment, sepse mua më vjen keq se i dua gocat dhe u ndjeva shumë keq kur po shihja që po xhirohej një skenë e tillë. Nuk më pëlqeu reagimi i tij, se s’po dua të nxjerr më shumë detaje se çfarë ka ndodhur te Kepi. Por prisnim të vinte e të jepte disa përfundime, por u bë një rrëmujë aty. Kjo ndodh në episodin e dytë dhe në fillim të episodit të tretë”, zbuloi ajo.
Lini një Përgjigje