
Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi, ka zbuluar detaje nga shtatzënia dhe lindja e djalit. Ndjekësit e kanë pyetur në rrjetin social Instagram, ku ajo nuk ka ngurruar të përgjigjet.
Dikush e pyeti Fifin se kujt i ngjan djali dhe ajo tha se ende s’e kanë kuptuar.
“Më duket sikur i ngjan të gjithë familjes nga pak”, shkroi ajo me humor.
Një tjetër pyetje ishte se sa kilogramë kishte shtuar gjatë shtatzënisë dhe Fifi u përgjigj “16” dhe theksoi se 14 kg i ka hequr tanimë.
Sa i përket lindjes, nëse ishte normale apo cezariane, Fifi u shpreh se: “Lindje normale, absolutisht! Edhe pse ishte dhimbja më e tmerrshme që ekziston, atë ditë kuptova pse thonë “InshAllah shpëton nëna dhe fëmija”.
Përpara se të ndodhnin keqkuptime, ajo e sqaroi pse përdori fjalën “absolutisht”.
“Them absolutisht faleminderit që më dha Zoti forcë të lindja në mënyrë natyrale, sepse në rast të kundërt do të kryeja lindje cezariane. Por sot, lindja me operacion nuk ndodh më, vetëm në rast komplikimi apo pamundësie që të kryhet një lindje normale. Tani gratë e kanë bërë zgjedhje”, shkruan Fifi.
Ndërsa e pyetur për kuptimin e emrit të djalit të saj, ajo shpjegon: Mal, pseudonimi i xhaxhait të ndjerë të Adisit. Së bashku, Theo Mal ose “Zoti i maleve”.
Lini një Përgjigje