
Lionel Mesi është padiksutim një nga lojtarët më të dashur në të gjithë botën. Dhe të ngjash me kampionin e Botës sigurisht të ndryshon jeta. Në rrjetet sociale po qarkullon një foto e “Sozisë” së argjentinasit që është bërë virale. Quhet Reza Parastesh dhe është nga Irani.
I riu ka shfrytëzuar ngjashmërinë që ka me kampionin e botës dhe ka bërë namin, teksa është bërë shumë i njohur në rrjetet sociale. Ai akuzohet se ka shkuar me 23 vajza të ndryshme, duke u hequr si Lionel Mesi. Tashmë për këtë ai ka nisur të marrë edhe kostot e para të të qenurit i “famshëm”.
Akuzat ndaj tij janë ngritur dhe kanë nisur problemet. Iraniani ka reaguar shkurtimisht dhe ka theksuar se ndaj tij janë të gjitha akuza të rreme dhe dëshiron të pastrojë emrin e tij ndaj të tilla gjërave.
“Është fatkeqësi e madhe, mos e besoni, nuk është e vërtetë. Lajmi që po përhapet në vendet myslimane s’është i vërtetë", ka theksuar “Sozia” e Mesit.
Lini një Përgjigje