TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Qershor 2023, 13:12

Rezarta Shkurta provokon me rrobebanjo rozë, bashkëshorti: Shko në punë!

Shkruar nga Pamfleti

Rezarta Shkurta provokon me rrobebanjo rozë, bashkëshorti: Shko

Postimet zbavitëse të Rezarta Shkurtës, që kryesisht lidhen me partnerin e saj Ermal Hoxhën, janë të shpeshta në profilin e saj në Instagram.

Si ky i fundit, ku këngëtarja është zgjuar e motivuar për t’i bërë “diss” bashkëshortit.

E veshur me një palë bikini rozë, duke pozuar pranë një pishine, ajo shkruan: “Për inat të binjakut”,-duke etiketuar Ermalin, i cili ka Binjakët si shenjë horoskopi.

Sigurisht nuk ka munguar një reagim nga ky i fundit i cili i ka kthyer duke qeshur: “Shpirt ke shumë të drejtë, çohu vishu, ik në punë dhe publiko më mirë foto bebash.”

Këtë mesazh këngëtarja e ka publikuar në “Instastory” dhe në të shkruan: “Si urdhëro!”, shoqëruar me një emoji duke qeshur.

Rezarta Shkurta provokon me rrobebanjo rozë, bashkëshorti: Shko

rezarta shkurta ermal hoxha

Lini një Përgjigje