
Policia e Durrësit arrestoi ditën e sotme 26-vjeçarin Eraldo Musteqja pas akuzave për 3 zjarrvënie, dy prej tyre në lokalin e reperit Noizy.
Reperi, që është kushëri me 26-vjeçarin, në disa reagime në rrjetet sociale tha se Eraldo është besimtar ekstremist dhe i sëmurë.
Por një i afërm 26-vjeçarit ka një tjetër version. Ai ka treguar se deklaratat e Noizy-t janë dezinformuese pasi ngjarja ka ndodhur për motive të tjera.
Kushëriri i tij thotë se më parë Eraldo ka punuar në lokalin e Noizy-t si kuzhinier, por për disa muaj me radhë ka patur probleme me babain e reperit i cili menaxhon edhe lokalet e tij. Ai shprehet se ai nuk ka marrë rrogën prej 4 muajsh dhe sikur të mos mjaftonte kjo, Noizy ka kryer marrëdhënie me të fejuarën e Eraldos, që e konsideronte shok të ngushtë.
Më tej ai shton se nga mllefi për këto që i kishin ndodhur, Eraldo ka ndërmarrë këto veprime./JOQ
Lini një Përgjigje