TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Qershor 2023, 21:35

Luiz Ejlli takon motrën në Amerikë, poston foton me mesazhin e "koduar"

Shkruar nga Pamfleti

Luiz Ejlli takon motrën në Amerikë, poston foton me mesazhin e

Edicioni i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, pasi protagonistët e këtij viti kanë mbajtur të lidhur pas ekranit pothuajse të gjithë, veçuar këtu padyshim këngëtarin Luiz Ejlli.

Angazhimet profesionale e kanë zhvendosur së fungmi këngtarin në Amerikë. Koncertet që ai ka patur përtej oqeanit kanë qenë plot ndodhi dhe mjaft surprizuese. Por surpriza më e madhe për ndjekësit e Luizit ka qenë foto që këngëtari ka publikuar krah motrës dhe kunatit të tij.

Dihet tashmë se motra, kunati, mbesat dhe nëna e tij jetojnë në Amerikë dhe ndër ta e vetmja që nuk u bë pjesë e surprizave të “BBV2” ndryshe nga pjesa tjetër e familjes, të cilët bënë një dalje publike, ishte motra e tij.

Në postimin e tij në Instagram Luizi ka dhënë një mesazh mjaft të fortë.

"Familja ime është jeta ime dhe gjithçka tjetër vjen e dyta për sa i përket asaj që është e rëndësishme për mua”, shkruan këngëtari.

Luiz Ejlli takon motrën në Amerikë, poston foton me mesazhin e

luiz ejlli amerike motren

Lini një Përgjigje