TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Qershor 2023, 12:44

Fansi ‘shkon larg me bujarinë’, heq Rolexin dhe ia dhuron Luizit: Mbaje, mbaje! (video)

Shkruar nga Pamfleti

Fansi ‘shkon larg me bujarinë’, heq Rolexin dhe ia dhuron

Prej disa ditësh këngëtari Luiz Ejlli ndodhet në SHBA, ku po mban koncerte në qytete të ndryshme, me prani të madhe të shqiptarëve.

Në një prej koncerteve, një prej fansave të pranishëm heq orën e tij Rolex nga dora për t’ia dhuruar këngëtarit, i cili në fillim insiston që të mos e mbajë.

E megjithatë fansi duket i sigurt, duke i thënë Luizit: Mbaje, mbaje!

Prania në Big Brother për më shumë se 4 muaj e ka bërë Luizin një personazh me një popullaritet të lartë, me fansa që bëjnë ndaj tij gjeste të shumta dashamirëse.

rolex fans luiz ejlli

Lini një Përgjigje