
Reperi amerikan Kanye West ka qenë ‘kryefjalë’ e mediave kohët e fundit dhe ‘bëmat’ e tij duken se nuk ka fund. Pikërisht kur të gjithë menduan se West kishte mbaruar me skandalet e tij, në Internet u shfaqën foto e nga ditëlindja e tij e 46-të, në të cilat mund të shihen sushi i servirur në trupat e disa vajzave nudo.
Pamjet nga festa e ditëlindjes u shpërndanë në Internet dhe në foto mund të shihet një grua e zhveshur e shtrirë në një tavolinë me sushi në të gjithë trupin e saj.
Praktika e servirjes së ushqimit në trupat e zhveshur të grave njihet si Nyotaimori dhe është ndaluar në disa vende, duke e etiketuar atë si seksiste dhe poshtëruese.
Në fotot, të cilat raportohet se janë nga brenda festës që organizuar, shihet një grua e shtrirë pa rroba në një tavolinë me sushi të vendosur në të gjithë trupin dhe në mes të këmbëve. Rreth saj mund të shihen edhe qirinj të vendosur.
Për më tepër në festë kishte marrë pjesë edhe North West, e cila është vajza e Kanye me Kim Kardashian, e cila u pa edhe me të dashurën e reperit, Bianca Censori.
Kanye West included the Japanese practice Nyotaimori at his 46th birthday party last night, which involves serving sashimi or sushi off the naked body of a woman. pic.twitter.com/c2XdnoCd9n
— Pop Crave (@PopCrave) June 11, 2023
Run This Town being played at Kanye’s birthday party last night ❤️ pic.twitter.com/IcwdeDtqFE
— Yeezyrih (@Yeeezyrih) June 11, 2023
Lini një Përgjigje