
Prej javësh tashmë përflitet se Olsi Bylyku dhe Egli Tako i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Fillimisht kanë qenë "provat" që ndjekësit e tyre i kanë vënë re në Instagram, fshirja e fotove me njëri-tjetrin dhe mos postimi i asgjëje të re bashkë, ndërsa ajo që i vendosi "vulën" ishte fakti që aktori nuk e mori një urim publik për datëlindjen nga partnerja (ose ish-partnerja) e tij.
E ndërkohë që Olsi ka postuar foto me përshkrime që e hamendësojnë ndarjen, sot Elgi, me videon e fundit të publikuar në profilin e saj, duket sikur ka reaguar për herë të parë rreth ndarjes.
Kështu, bashkangjitur me video-n ku sigurisht shfaqet vetëm, dëgjohet një zë mbi pamjet që thotë: "E gjithë jeta juaj mund të ndryshojë në 1 vit. Thjesht duhet ta doni veten mjaftueshëm që të dini se meritoni më shumë, të jeni të guximshëm mjaftueshëm që të kërkoni më shumë dhe të jeni të disiplinuar mjaftueshëm që të punoni për më shumë."
Po ashtu ajo shkruan krahas video-s: "Besojini procesit", me procesin që mund të jenë periudha e ndarjes ose periudha e vendosjes së vetes si prioritet, këtë e di vetëm artistja.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje