
Duket se për këngëtarin e njohur Noizy nuk kanë fund telashet. Mësohet se jo vetëm lokali që u shkrumbua një ditë më parë, por Noizyt i kanë djegur edhe dy biznese të tjera (lokale) për të cilat ende nuk ka një informacion zyrtar nga ana e policisë, në lidhje me këtë ngjarje.
Uniformat blu njoftuan dje për djegien e një biznesi të reperit të mirënjohur në Durrës, ku u shkaktuan dëme materiale.
Por nuk mbetet me kaq, pasi pretendohet se reperi ka pësuar dëme kolosale me shkrumbimin e dy aktiviteteve të tjera. Burime të "Indeksonline" bëjnë të ditur se sot atij i janë bërë shkrumb e hi edhe dy lokale të tjera.
“Artisti” njihet për lidhjet e tij me personazhe të botës së krimit dhe të politikës. Madje përflitet se pastron paratë dhe u bindet urdhërave të tyre dhe kjo mund të jetë edhe pista kryesore e telasheve ku është përfshirë.
Lini një Përgjigje