TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Qershor 2023, 09:42

Filmi që do bëjë bashkë Oltën dhe Luizin do ketë në kast edhe Sarën e Ledrit

Shkruar nga Pamfleti

Filmi që do bëjë bashkë Oltën dhe Luizin do ketë

Sikurse është bërë me dije, Luizi dhe Olta do të kenë një bashkëpunim së bashku, një film ku do të jenë protagonistë kryesorë.

Produksioni është “Top Channel Films” dhe filmi mban titullin “Në kuadër të dashurisë“, duke iu referuar frazës më të famshme ‘në kuadër të lojës’. Filmi do të jetë i zhanrit “komedi-romancë”.

“Do të jetë një histori e vërtetë dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetën e dy njerëzve, dy familjeve të tyre në një komedi romantike që do t’u bëjë të qeshni, të qani dhe të dilni nga kinemaja të frymëzuar”-thuhet në përshkrimin e filmit.

Sakaq, së fundmi thuhet se pjesë e kastit është edhe Sara Hoxha. Shanset që partnerja e Ledri Vulës dhe influencerja e njohur të jetë pjesë e filmit janë shumë të mëdha. Por, nuk është ende e konfirmuar.

Si duket pasi fitoi ‘Dancing with the stars”, Sara do nisë një rrugëtim të ri.

sara e ledrit film luizi dhe olt

Lini një Përgjigje