
Eduart Grishaj është rrëfyer për jetën e tij të vështirë në fëmijëri dhe arritjet në karrierë, pa lënë mënjanë ‘Bingo’-n e jetës, njohjen me Arbana Osmanin.
Teksa regjisori ishte i ftuar në rubrikën “Galeri”, në emisionin “E Diell”, ka rrëfyer momentet e para të njohjes së tyre. Eduarti ka treguar se ata janë njohur pasi ai nisi të punonte me emisionin që drejtohej nga Arbana.
“Nga 2010 kam punuar me të gjitha programet që jepeshin. Në 2010, më kanë thënë që do punoja me ‘1000 e 1 pse’. Ajo ishte diva e Topit. Ajo nuk më shihte fare mua. Fëmijët duken shumë të mirë kështu, por nuk janë natën. Unë mundohem që gjithë këtë dashuri që kam marrë kur kam qenë fëmijë, ta jap pa kushte për Jonin, Diellin dhe Zoin. Them kur unë jam rritur me vështirësi, pse të kenë dhe ata vështirësi.”- tha Eduarti.
Lini një Përgjigje