TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Qershor 2023, 08:51

I prezantoi Lorenc Hasrama, këngëtari tregon për ndarjen e Olsit me Eglin: Ka nisur të pijë pak alkool

Shkruar nga Pamfleti

I prezantoi Lorenc Hasrama, këngëtari tregon për ndarjen e Olsit

Lorenc Hasrama ka treguar detaje nga ndarja e dyshes Olsi Bylyku dhe Egli.

Këngëtari ka treguar se ka qenë po ai që e ka njohur dyshen, ndërkohë që tashmë pas ndarjes ka marrëdhënie shumë të mirë me të dy.

“Unë me Eglin kemi qenë shokë që në gjimnaz. I kam prezantuar unë. Me Olsin njihemi që në fëmijëri. Raportet me ta janë shumë ok. Njerëzit e dinë vetë se çfarë i bën të lumtur dhe unë u uroj vetëm të mira.

Unë edhe Olsi kemi super miqësi, jo më larg se mbrëmë kemi ndenjur në studio deri vonë. Olsi ka filluar të pijë pak alkool, unë e mësova në fillim por tani ai po ma jep mua.”- tha Lorenci.

I prezantoi Lorenc Hasrama, këngëtari tregon për ndarjen e Olsit

olsi dhe egli ndarja lorenc hasrama

Lini një Përgjigje