
E cilësuar si zysha e Premier Ligës, Sara Duke ka qenë mbrëmë në stadiumin “Ataturk Olympic” për të ndjekur nga afër finalen mes Mançester Sitit dhe Interit, ku anglzët triumfuan me rezultatin minimal 1-0, me golin e realizuar nga Rodri në minutën e 68.


Portugezja punon me shumë prej futbollistëve të kampionatit anglez që nuk janë anglishtfolës. Një ndër nxënësit e saj është dhe argjentinasi Julian Alvarez, i cili luan në radhët e Sitit.

Kështu portugezja ka mbështetur nxënësin e saj mbrëmë, duke postuar edhe foto joshëse në Instagram.


Lini një Përgjigje