
Klea Huta dhe Elgit Doda janë bashkë prej vitesh tashmë dhe janë kthyer në një nga çiftet më të preferuar të publikut. Disa ditë më parë ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.
Çifti bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre udhëtuan drejt jugut vendit aty ku u mbajt dhe ceremonia. Festa, e cila nisi pas mesnate, përkonte dhe me ditëlindjen e djalit të tyre Krid, ku e pritën të gjithë bashkë buzë detit.
E teksa këngëtarja vazhdon të ndajë për ndjekësit e saj momentet emocionuese gjatë ceremonisë së veçantë, ku ka marrë urime dhe komplimente nga më të shumtat, ka pasur dhe nga ata ndjekës të cilëve duket se nuk i ka pëlqyer aq shumë dasma.
E këtë gjë e ka treguar vetë këngëtarja, e cila nëpërmjet një postimi në InstaStory ka publikuar mesazhin e një ndjekëseje e cila shkruan:
“Çift shumë bosh. Sikur e imponoje këtë qypin për çdo gjë. Një dasmë e shpifur dhe shumë e stisur.”
Dhe aktorja ka vendosur ta marrë me sportivitet komentin e saj, duke iu përgjigjur:
“Të drejtë ke moj motër. Nuk e ke idenë sa jemi lodhur duke u shtirur. Po rrofsh që e vure re, se thashë ç’ne. Duhej kjo, duhej”.
Lini një Përgjigje