Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.
Banorët e BBV2 në shtëpi kanë rrëfyer historitë e tyre gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
E teksa flasim për raportet mes banorëve, një nga më të komentuarit është ai mes Kiarës dhe Luizit, por cili është më dominant prej tyre sipas Ermionës?
"Kiara është më dominante. Është bricjap ajo. Ti do vuash jashtëzakonisht shumë sepse ti do i krijosh vetë situatat. Ti do mërzitesh me situatat që Luizi do të krijojë, ti nuk do i tolerosh shumë.", ka thënë Ermiona.
Lini një Përgjigje