
Disa prej banorëve kanë më shumë se 60 ditë që janë të mbyllur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP2”.
Aktorja Olta Gixhari gjatë një bashkëbisedimi me Maestron është shpreh se bashkëjetesa prej 60 ditëve i ka bërë ato si familje.
Armaldo u shpreh se nuk ndihet aq i lirshëm me banorët e rinj, sikur ndihet me ‘bërthamën’ apo ata që janë bërë pjesë e ‘BBV’ që prej ditës së parë.
Edhe Olta ishte e të njëjtit mendim, madje përmendi Luizin duke shtuar se pavarësisht konkurrencës në lojë ka krijuar afeksion për të.
“Luizin e kam kundërshtar në lojë, por jam afeksionuar, nuk e mohoj se nuk jam kafshë”.
Lini një Përgjigje