TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle24 Shkurt 2023, 13:37

‘Ti po kërkon të kthehesh, por është vonë’, Shakira nxjerr këngën e re me Karol G

Shkruar nga Pamfleti

‘Ti po kërkon të kthehesh, por është vonë’,

Dy artistet e famshme kolumbiane, Shakira dhe Karol G kanë lansuar projektin e tyre me titull ‘TQG’.

Kënga është dedikim për dy ish-të dashurit e tyre duke qenë se Shakira është ndarë me futbollistin Pique kurse Karol G me reperin Anuel AA.

Në refrenin e Shakiras ka shumë fraza dedikimi për Piquen dhe lidhjen e tij të re me Clara Chia.

Ndër të tjera, Shakira në tekstin e këngës thotë se ‘ti po dëshiron të kthehesh, por tashmë gjithçka është vonë’.

Karol G ka rrëfyer se, përveç kënaqësisë, ka qenë një sfidë të punosh me Shakirën, të cilën e ka cilësuar si një artiste shumë perfeksioniste.

shakira karol g

Lini një Përgjigje