Kiara Tito ka dhënë një intervistë ekskluzive për rubrikën “Mos i bjer me top” duke zbuluar se çfarë i tha familja pas propozimit që Luizi i bëri në BBVIP. Ajo tha se familja e saj është shumë e lumtur, ndërsa shtoi se nënë Leta mezi pret të takojë dhëndrin.
“Familja është shumë e lumtur, e kishin pritur këtë ditë, erdhi më herët. Nënë Leta është një fanse e zjarrtë e Luizit. Unë e kam gjithmonë gabim, ai ka të drejtë. Mezi pret të takojë dhëndrin.”- tha Kiara.
Ajo ka folur për lojën që Luizi i bëri para propozimit, ku i tha se lidhja e tyre nuk po ecte dhe ata duhet të ndaheshin. Moderatorja zbuloi se në ato momente mendoi vetëm të dilte nga BBVIP, pasi ishte shumë e lënduar.
“Në daljen e tretë nga BBVIP do jem më mirë. E dyta natyrisht ishte më mirë se u finalizua. Para propozimit po mendoja ‘ku të futem tani’. Isha e lënduar, e mërzitur. Kisha 3 ditë që isha e ngarkuar. Nuk dija çtë thosha. “- tha Kiara
E pyetur në lidhje me debatet e fundit që pati gjatë spektaklit me opinionistet e “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari dhe Arbër Hajdari, dhe nëse do i ftonte në dasmën e saj me Luizin, Kiara tha se do i ftojë të gjithë dhe padyshim opinionistet do jenë ndër të ftuarit.
“Unë thashë do i ftoj të gjithë në dasëm kështu që...”- tha Kiara.
Lini një Përgjigje