TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Prill 2023, 12:10

Bëhet ‘tapë’ pas Prime-it, Efi nuk le gjë pa i treguar Luizit: Kam folur me mamanë tënde dhe Jurgenën (video)

Shkruar nga Pamfleti

Bëhet ‘tapë’ pas Prime-it, Efi nuk le gjë pa i

Katër finalistët e Big Brother Vip: Luizi, Efi, Dea dhe Kristi, festuan mbrëmë pas përfundimit të spektaklit me muzikë, pije dhe ushqim.

Ata festuan për arritjen në finale. Sakaq Efi duket se e teproi pak me alkoolin. Nën efektin e alkoolit Efi tentoi disa herë që të japë informacion nga jashtë.

Gjatë një diskutimi me Luizin, Efi tha se e ka shumë xhan Luizin, pavarësisht zënkave që kanë patur brenda shtëpisë.

“Jam shumë e lumtur nëse fiton ti”, i tha Efi Luizit.

Ajo i tha gjithashtu se kur ka dalë nga shtëpia, ka folur me mamin e Luizit dhe Jurgenën në telefon.

Madje në një moment, teksa në sfond ishte kënga me titullin ‘Shoki jem dola dhe unë’, Efi i është afruar Luizit duke i thënë se këtë këngë donte ta kërcente me të.

“Ta dish kjo është kënga jonë”, i thotë Efi Luizit teksa po kërcenin.

Kujtojmë se dy banorët kanë qenë miq në fillim të BB VIP, por pasi Efi u rikthye në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, gjërat mes tyre morën një tjetër rrjedhë.

Duket se ata kanë folur paksa sinqerisht me njëri-tjetrin, e kuptohej se Efi e ka xhan sërish Luizin, pasi ia tha herë pas here.

Katër finalistët e këtij edicioni të “Big Brother VIP” kanë festuar mbrëmë deri vonë pas përfundimit të spektaklit. Ata kanë kënduar dhe kërcyer, por edhe e kanë tepruar paksa me alkoolin.

Teksa ishin ulur për të ngrënë, Efi Dhedhes ka qëndruar pranë Luiz Ejllit ku në një moment i tha ‘O Luiz, më thuaj se më do’. Madje i tha se ka folur me nënën e tij, por këngëtari i tha që të mos flasë, pasi po thotë informacion nga jashtë.

Efi: Nesër është një datë e re

Luizi: Ulu, ulu

Efi: Unë kam folur me mamin tënd

Luizi: Lëre, mos më trego informacion nga jashtë, të lutem

Efi: Unë jam tapë

Luizi: Mirë, do ikësh me flet

Efi: Mami jot më ka shumë xhan se më tha se është veshur si unë në kohën e saj. Unë e di se do më duash kur të dalim jashtë, kot e ke

Luizi: Ta hëngsha zemrën ha dhe shkojmë e flemë

Efi: Flemë?

Luizi: Shtrihemi

Luizi: Kiara a më do jashtë?

Efi: Je shumë i mirë për jashtë

Luizi: Po të pyes, Kiara a më do?

Efi: Të do, por është një keqkuptim mes nesh

Luzi: Keqkuptim mes ju të dyjave. Kiara më do, ti më do

Efi: Dashuri miqësore e dashuri dashurore

Luizi: Ça keni ju me njëra-tjetrën, punë për ju. Kiara më do, ti më do

Efi: Të do, nuk ndërhyj në atë pjesë

Luizi: Po pra, ti më do, Kiara më do

Efi: Unë të kam shumë xhan

Luizi: Po pra, në mënyrat e tua. Ti më do me mënyrën tënde, Kiara me të veten.

efi tape informacion

Lini një Përgjigje