TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Prill 2023, 09:50

Luizi përlotet: Benet Becit i jam mirënjohës gjithë jetën, më ndihmoi vetëm pse isha shkodran

Shkruar nga Pamfleti

Luizi përlotet: Benet Becit i jam mirënjohës gjithë

Luiz Ejlli ka rrëfyer mbrëmjen e djeshme rrugëtimin e jetës së tij në Big Brother Vip. Mes momenteve pikante dhe të vështira, Ejlli u ndal tek Benet Beci, ish-kreu i KESH që sot garon për Bashkinë e Shkodrës.

Për publikun, Luizi tha se është habitur nga mbështetja që ka marrë dikur nga Beci, vetëm e vetëm pse ishtë shkodran.

“Kur nuk të ndihmojnë ata që mendon se i ke pasur afër, si mund të pretendosh të të ndihmojë dikush vetëm pse është shkodran. Personi në fjalë quhet Benet Beci, një familjeshkodrane që unë e njoh shumë mirë, dhe e kam marrë në telefon.

Ma ka hapur telefonin direkt. I thashë çfarë ke mundësi ndonjë vend pune, unë do ta bëj. Më ka ndihmuar, më ka futur në punë direkt dhei jam mirënjohës gjithë jetën” – tha Luizi të shtunën.

Kujtojmë se Benet Beci është kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Shkodrës.

Kjo deklaratë e Luiz Ejllit vjen në një moment kur Sali Berisha ka tentuar ta përdorë imazhin e tij në fushatë, sikur Ejlli është mbështetës i PD.

luiz ejlli benet beci shkodra

Lini një Përgjigje