
Gerta Gixhari ka folur sot në lidhje me finalen e “Big Brother VIP 2”.
Gerta deklaroi se Luizi ishte ai që ka caktuar shikeshmërinë e këtij edicioni, me agresivitetin dhe lojën e tij.
Megjithatë, ajo theksoi se pa Oltën ai nuk do e kishte arritur kurrë këtë, pasi sipas Gertës ka qenë aktorja ajo që nxori në pah personalitetet e këngëtarit.
“E para është modeli dhe formati që tërheq shumë shikueshmëri dhe pritshmëritë ishin të larta pas edicionit të parë. Por pa dyshim, që në këtë “Big Brother VIP”, Luizi ka vendosur shikueshmërinë më të madhe. Agresiviteti që ka sjellë Luizi është shikueshmëria që arriti majat. Por Luizi pa Oltën nuk do ishte kaq agresiv. Olta i ka nxjerrë në pah personalitetet”, tha Gerta.
Kujtojmë se Big Brother Vip është drejt fundit ndërsa prime-in e djeshëm u zgjodh edhe finalisti i katërt i cili është Krist Aliaj.
Ky i fundit ju bashkua Luizit, Efit dhe Deas duke u përzgjedhur si më i votuari mes Qetsorit dhe Nitës.
Lini një Përgjigje