
Mes halleve e problemeve gjithnjë e më në rritje të shqiptarëve, ‘problemi’ më i madh është ekstradimi ose jo i Noizy-t në Kosovë. Në Absurdistanin ku jetojmë sherri i Stresit, Noizyt dhe rrahja e Medi Isenit (një qytetar i thjeshtë që shan me ‘libër shtëpie’ në TikTok) kthehet në çështje dite.
Hashtagu #freenoizy na bëri përshtypje duke qenë se ende reperi nuk është gjykuar dhe nëse është i pafajshëm, patjetër që do jetë i lirë, madje duke marrë edhe dëmbshpërblim. Por nuk mbaron këtu, “Protesto për Noizy-n” u ngrit pak ditë më parë nga modelja Oriola Marashi teksa i ka dalë në mbrojtje reperit, i cili akuzohet se ka nxitur dhunë ndaj Medi Isenit, duke i shkaktuar dëme të mëdha.
Teksa dashamirësit e Noizyt do protestojnë sot pasdite në kryeqytetin shqiptar, rreth orës 19.00, nuk e kuptojmë pse nuk presin vendimin e gjykatës?
Reperi mesa duket është frikësuar shumë për dënimin që mund të marrë si i përfshirë në dhunën e Isenit (e kush e di ç’pisllëqe të tjera mund të dalin), aq sa ka aktivizuar ‘mekanizmat’ e veta për të bërë zhurmë, me qëllim mos ekstradimin.
Nejse, një budallallëk më shumë në vorbullën e idiotësive shqiptare që kush e di pse, janë shtuar së fundmi. /Pamfleti

Lini një Përgjigje