TAGS-AT E JAVËS

Showbiz31 Gusht 2025, 15:43

Kryetarja e Dhomës së Ndërmjetësimit: Kur VIP-at ndahen vijnë tek ne, gjykatat nuk ruajnë sekretin dhe zgjasin proceset

Shkruar nga Pamfleti

Kryetarja e Dhomës së Ndërmjetësimit: Kur VIP-at ndahen

Kryetarja e Dhomës së Ndërmjetësimit, Drita Avdyli ishte e ftuar në “Live From Tirana”. Ajo ka folur më shumë mbi disa nga rastet më të shpeshta që njerëzit vijnë për ndërmjetësim…

Pjesë nga intervista:

Së fundmi ka patur shumë divorce mes personazheve publikë, a i drejtohen ata Dhomës së Ndërmjetësimit, apo preferojnë ta kalojnë këtë çështje ‘nën zë’?

Në fakt, çështjet më të shumta në ndërmjetësim, janë çështjet familjare, kur VIP-at kanë vendosur që të divorcohen. Sepse parimi kryesor tek ne, është konfidencialiteti. Pra ju, media sidomos, nuk e merrni vesh, nuk japim emra.

Pra ndryshe nga gjykata, ku mund të ketë rrjedhje informacioni, tek ju jo?

Patjetër! Jo vetëm që i besojnë konfidencialitetit, por dhe perfeksionit në zhvillimin e procesit. Që të sqarojmë dhe qytetarët: nëse dy persona kanë vendosur që të divorcohen, nëse shkojnë në gjykatë, bëjnë një gjyq për ndarjen dhe pasojat, bëjnë edhe një gjyq tjetër për ndarjen e pasurisë. Kjo do të thotë se ka dy gjyqe të veçanta dhe këto dy gjyqe sigurisht që kanë konflikte shumë të mëdha, sidomos tek VIP-at me çështjet e pronave. Pra zgjat dhe mbi 10 vite procedura e divorcit. Ndërsa, nëse vijnë tek ne, jo vetëm që është shumë konfidenciale, palët ulen, ndoshta nuk vijnë bashkë por veçmas, vendosin si do e ndajnë këtë pasuri dhe dy gjyqet bashkohen në një dhe është vetëm një seancë për miratimin e aktmarrëveshjes. Pra kemi konfidencialitet, por kemi dhe shpejtësi në shërbim të këtyre VIP-ave.

vip drita avdyli gjykata ndarje

Lini një Përgjigje