TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Korrik 2023, 13:32

‘Kristit mbase i pëlqejnë çunat’/  Jori pendohet për deklaratën dhe kërkon nga produksioni ta fshijë

Shkruar nga Pamfleti

‘Kristit mbase i pëlqejnë çunat’/  Jori

I ftuari i parë special në “Kepin e VIP”-ave është Krist Aliaj. Në puntatën e dytë të emisionit, Kiara Tito e prezantoi atë me banorët e tjerë, ku disa prej tyre nuk e pritën aspak mirë.

Një ndër to ishte edhe Jori Delli, së cilës i ka ngelur hatri me Kristin. Ky i fundit teksa ishte i ftuar së bashku me Jorin në “E Diell” tha: “Ajo është tipi i femrës që ka shumë qejf ose preferon çuna mafiozë”.

Ndërkohë Jori para kamerave tha për Kristin:

“Të kam çuar në xhiro, kemi folur bashkë. Ai kur jemi bashkë nuk m’i thotë ato gjëra. Nuk më kërkoi as falje. Ndihem shumë e zhgënjyer nga kjo gjë sepse nuk e prisja fare. Prandaj thashë unë në rrugën time, ti në rrugën tënde.

I pëlqen të pëlqehet, i pëlqen që vajzat t’i shkruajnë. Më ka treguar edhe disa mesazhe, por ai as që u përgjigjet. Nuk e di se çfarë bën. Mbase i pëlqejnë çunat. S’e di. Fshije këtë, fshije”.

jori delli krist aliaj cunat

Lini një Përgjigje