TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Korrik 2023, 11:04

E quajti ‘plakë beqare dhe pa zanat’, Xhensila Pere: Robert Aliajn do e padisja

Shkruar nga Pamfleti

E quajti ‘plakë beqare dhe pa zanat’, Xhensila Pere: Robert

Para disa kohësh Robert Alija dhe Xhensila Pere kanë bërë një debat televiziv ku ky i fundit e quan atë një plakë beqare dhe pa zanat.

Xhensila, e fyer nga ky koment, është shprehur se do ngrejë një padi kundër tij. E ftuar në rubrikën “Diell apo hënë” tek “E Diell” Xhensila ka folur për këtë debat, ku shprehet se nuk e bëri padinë kundër Robert Aliajt sepse u konsultua me prindërit dhe vendosën që ta linin mënjanë këtë sherr.

“Në inat e sipër isha për të hapur një çështje gjyqësore, por që nuk e vazhdova pasi u konsultova me prindërit. Thanë që ta mbajë vetë peshën Roberti përderisa ai arriti të denigrojë dhe cënojë figurën e një vajze, babai i një vajze, atëherë le ta mbajë ai atë peshë dhe ti nuk ke nevojë që t’i hysh etapave të tjera”, shprehet Xhensila Pere.

Gjatë emisionit, Xhensilës iu dha një sfidë që ta merrte në telefon Robert Aliajn dhe t’i kërkonte të konsumonin një kafe në mënyrë miqësore, por ajo nuk pranoi.

xhensila pere plake beqare

Lini një Përgjigje