
Javën e kaluar Loredana dhe futbollisti i Dortmund, Karim Adeyemi, vendosën të bëjnë publike lidhjen e tyre, duke konfirmuar kështu zërat që qarkullonin prej kohësh, se dyshja kishte nisur një histori të re dashurie. Që nga ai moment, si reperja, ashtu edhe partneri i saj, kanë publikuar jo pak momente që kanë kaluar apo po kalojnë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa publiku po priste reagimin e artistit shqiptar!
Në fakt, ai disi i surprizoi të gjithë, kur ditën pasi Lori konfirmoi lidhjen, nuk bëri një reagim në rrjetet sociale, por thjesht “vazhdoi jetën”, duke treguar kështu se ata janë zyrtarisht jashtë jetës së njëri-tjetrit (përveç pjesës që duhet të bashkë prindërojnë Hanën), megjithatë Mozzik nuk e ruajti dot për shumë kohë neutralitetin.
Reperi ka postuar një foto ku shfaqet me bluzën e Bayern Munchen, rivalit të përjetshëm të Dortmund, që pak javë më parë i “vodhën” edhe titullin në minutat e fundit të kampionatit. Bashkangjitur me foton, Mozzik shkruan thjesht:
“Forca Bayern”, një ironi kjo për ish-in e tij dhe partnerin aktual, që është një prej lojtarëve protagonistë tek Dortmund.
Lini një Përgjigje