
Gazetari Bledi Mane ka reaguar ashpër mbi atë që e cilëson një ‘skandal diplomatik’. Çantat e shtrenjta ‘Alviero Martini’ kanë hequr Shqipërinë nga harta e Evropës dhe e Botës.
Siç mund të shihet edhe nga fotot në Web-in zyrtar të markës së njohur, Shqipëria nuk figuron në hartën e dizejnuar mbi çantë, por është copëtuar mes Jugosllavisë dhe Greqisë.
Në statusin e tij, Bledi u kërkon shqiptarëve ta refuzojnë blerjen e këtij stilisti që e cilëson si ‘matrapaz’ ndërsa thotë se qeveria shqiptare duhet të protestojë urgjentisht ndaj kompanisë së modës dhe shtetit italian ku gatuhet dhe prodhohet!
Reagimi i plotë
POSHTËRUESE DHE SKANDAL DIPLOMATIK/ Çantat e shtrenjta Alviero Martini zhdukin Shqipërinë nga harta e Evropës dhe e Botës
Kurrë nuk ka qenë Shqipëria pjesë e Jugosllavisë, kurrë më parë territori shqiptar nuk ka qenë i ndarë si me thikë mes Jugosllavisë dhe Greqisë. Ajo çka ka qenë ngulitur në mendjet e shovinistëve serbo-grekë për qindra vjet nuk u realizua kurrë në realitet por një stilist italian ka vite që e materializoi.
Alviero Martini, konceptuesi dhe realizuesi i çantave, portofolëve, atleteve të shtrenjta të dizajnuara me harta të ndryshme vjen me një kërcënim serioz poshtërues dhe deformues. Ka fshirë nga harta e Evropës vendin e kombit më të vjetër Shqipërinë dhe e ka copëtuar mes Jugosllavisë tashmë të shkërmoqur dhe Greqisë. Si i pari gazetar që po ulëras për këtë skandal diplomatik u kërkoj shqiptarëve ta refuzojnë blerjen e këtij stilisti matrapaz ndërsa qeveria shqiptare duhet të protestojë urgjentisht ndaj kompanisë së modës dhe shtetit italian ku gatuhet dhe prodhohet ky monstruozitet!
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje