TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Korrik 2023, 10:27

Shakira ‘harron’ Pique, zyrtarizon lidhjen me Lewis Hamilton

Shkruar nga Pamfleti

Shakira ‘harron’ Pique, zyrtarizon lidhjen me Lewis Hamilton

Nuk ka më vend për dyshime, tani gjithçka është zyrtare!

Prej kohësh Shakira dhe Lewis Hamilton po përfliten për një lidhje mes tyre e këto thashetheme janë përforcuar akoma më shumë, pasi këngëtarja u shfaq sërish duke mbështetur pilotin e Formula 1, teksa garonte.

Hamilton dhe Mercedesi ndodheshin në Britani këtë fundjavë, ku garuan në Çmimin e Madh të Britanisë.

Mes shumë të ftuarve të tjerë, kamerat fokusuan në një moment dhe këngëtaren, e cila në fakt ndodhej krah babit të pilotit, duke parë garën së bashku me të nga garazhi i skuadrës britanike.

Duket se mbështetja e partneres së tij i ka ardhur në ndihmë Lewis, i cili arriti të ngjitej dhe në podium në përfundim të garës.

Kujtojmë se Shakira është ndarë nga Gerard Pique, me të cilin ka dy fëmijë. Ndarja e tyre është ende ‘kryefjalë’ në mediat botërore. Një pretendent tjetër për të fituar zemrën e Shakirës ishte edhe Tom Cruise, por duket se kolumbiania ka zgjedhur kampionin e Formula 1.

 

shakira dhe hamilton zyrtare

Lini një Përgjigje