TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Korrik 2023, 09:45

E akuzuan se ishte lidhur me sheik, Enca në histori dashurie me një masazhator afrikan (video)

Shkruar nga Pamfleti

E akuzuan se ishte lidhur me sheik, Enca në histori dashurie me një

Enca dhe partneri i saj kanë zyrtarizuar lidhjen në Instagram.

Në fakt prej muajsh këngëtarja ka zbuluar se ndodhet në një lidhje me një shtetas të huaj që nuk është personazh publik. Ajo postoi një foto në det ku shihej e shtrirë në një dërrasë së bashku me partnerin, ndërsa shkruante: “Kam rënë në dashuri me shoku tim të ngushtë”.

Prej atëherë, ajo ka qenë aktive duke ndarë shpesh foto e video me të në Instastory, edhe pse duke mos e zbuluar totalisht portretin apo identitetin e tij.

Kjo, deri ditën e djeshme kur partneri i saj ka vendosur të zyrtarizojë lidhjen me këngëtaren. Ai ka ndarë një video nga pushimet e tyre ku shihen shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Në një moment dyshja puthen në buzë, teksa krah videos ai shkruan “Gjëra mes të dashurës dhe të dashurit”.

Me një vështrim të shpejtë në profilin e Instagramit të të dashurit të Encës, ne vumë re se djali nga Afrika (hartën e së cilës e ka edhe në medalionin e varëses, në qafë) ishte masazhator dhe madje kishte lënë edhe numrin e tij për shërbimet. Nga videot që pamë, procesi i masazhimit ishte shumë intim dhe nuk e dimë nëse Enca bëhet ndopak xheloze apo është shumë e sigurtë në ndjenjat e partnerit.

Vlen të theksohet se çifti kanë kaluar pushimet në Shqipëri dhe kjo duket nga fotot dhe videot që ka postuar djali.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mickey Neblett (@khaidems_way)

enca afrikan lidhje

Lini një Përgjigje