
Luizi ka nisur një ‘fushatë sulmi’ ndaj ish-banorëve të BBV2, e cila filloi me sherrin me Ronaldon dhe përfundoi me replikat në distancë me Dea Mishel. Ky mund të jetë një marketing për fituesin e edicionit të dytë të Big-ut, me mendësinë që ‘antireklama është reklama më e mirë’, por nga ana tjetër ka bërë që Luizi të humbasë ndjekës në Instagram dhe publiku është çuditur me faktin që këngëtarit i ‘ka mbetur sahati’ ende tek shtëpia e famshme.
Megjithatë Ejlli vendosi të kujtonte disa prej deklaratave të Deas në program, gjatë një koncerti në Shkodër, ku nxiti edhe disa thirrje ndaj saj që në publik dhe nga vetë influencerja janë perceptuar si ofendime.
Dea reagoi gjatë për thirrjet e Luizit, në disa deklarata që janë komentuar shumë në rrjetet sociale e që mund t’i lexoni këtu, por edhe Luizi duket se ka diçka për të thënë pas gjithë tensionit të ditë së sotme. Ai ka postuar në InstaStory-n e tij një prej fjalimeve të filmit “Last Knights”, ku personazhi kryesor ndër të tjera thotë:
“Nderi është diçka me të cilën lindin të gjithë burrat. Nuk mund t’ju merret as nuk mund të jepet. Ai vetëm nuk duhet humbur.”
Perceptimet në lidhje me këtë ia lemë publikut, të cilët duhet të bëjnë lidhjen mes thirrjeve të tij, reagimit të Deas dhe nderit, megjithatë duket se “drama” momentalisht ka ndaluar me kaq.
Lini një Përgjigje