
Këngëtari i njohur Erik Lloshi së fundmi ka folur për këngën e tij të fundit. Ai ka treguar se sa shumë impenjim e investim ka marrë klipi i këngës ‘Vajzë shqiptare’. Këngëtari e konsideroi si një nga projektet më të rëndësishme duke theksuar se edhe shumat monetare për realizimin kanë qenë të larta.
Teksa u pyet se si kanë qenë reagimet ndaj këngës ai tregoi zhgënjimin e tij pasi disa prej emrave të muzikës shqiptare nuk e kanë suportuar.
“Unë nuk kam hyrë me këtë këngë për të fituar vetëm lekë, e kam bërë edhe për kënaqësi. E di ku është e keqja kur ta lënë mesazhin “seen” dhe të shpërfillin e kush, ata që i kam suportuar pafund: Fifi, Ylli Limani dhe Luiz Ejlli. Luizi se ka parë fare, këta të dy po”, shprehet ai.
Moderatori ndërhyri duke i thënë se ndoshta Fifi dhe Ylli Limani kanë qenë të zënë kur ai i ka shkruajtur apo se ndoshta kënga e tij e re nuk u ka pëlqyer. Por, Eriku nuk mendon kështu.
“S’ka lidhje dhe unë jam shumë i impenjuar, s’është punë inati. Edhe unë kam punë. Bota do rrotullohet, mos ta harrojnë. Ata s’kanë arsye, kanë menduar se Eriku si hyn më në punë. Ylli Limanin e kam mbajtur afër që kur ishte te ‘Cest la vie’, kur nuk njiheshe akoma. Nesër do vijë një i ri që do na thyejë hundën, do isha shumë i lumtur të më thonin Erik nuk më pëlqen kënga. Nuk pres ta shpërndajnë këngën me patjetër, s’është detyrim është respekt, më kthe përgjigje. Kaq. Është njerëzore, se bëj për vëmendje,” përfundoi këngëtari.
Lini një Përgjigje