TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Korrik 2023, 16:59

Luizi e ofendoi në mes të koncertit, Dea Mishel i kthehet keq: Turp! Burrë 40 vjeç, i pangopur me famë

Shkruar nga Pamfleti

Luizi e ofendoi në mes të koncertit, Dea Mishel i kthehet keq: Turp!

Një video e Luiz Ejllit, teksa ofendon ish-banoren e “Big Brother Vip 2” Dea Mishel nga koncerti në Shkodër, ka bërë xhiron e rrjetit.

Ditën e djeshme, ai përmendi deklaratën e Dea Mishel, e cila tha se Shkodra ishte një provincë e Shqipërisë.

Luizi u shpreh se Shkodra nuk ishte porovincë dhe e përdori këtë gjë për të ofenduar rëndë Dea Mishel, teksa iu drejtua me vargjet e këngës “Kush na ka inat iu q*** nona”.

Dea Mishel ka reaguar në rrjetet sociale duke thënë se është ndjerë e ofenduar.

“E para, unë po jetoja jetën time e lumtur dhe marr vesh që Luiz Ejlli më paska sharë në familje, turp burrë 40 vjeç, për një lojë.

E dyta, unë s’kam inate me ty, sepse kam kohë që jam prezente në TV dhe kam punë të qëndrueshme, madje më bëhet qejfi që të punosh e të kesh mundësi sa më shumë. Po ti je i pangopur për famë dhe vëmendje, vazhdon luftën me mullinj ere.

E treta, s’kam thënë kurrë që Shkodra është provincë, e provincat s’kanë asgjë të keqe. Çdo vend është i bekuar, unë Shkodrën e adhuroj. Kam thënë që ti Luiz ke mentalitet provinciale, që vazhdon e vërteton me këto video”, shkruan Dea në një postim në Instagram.

Më tej, Dea Mishel bën dhe një përshkrim të mentalitetit të provincës që sipas saj e reflekton personazhi Luiz Ejlli.

“Mendjengushtësi e shoqëruar me mungesë informacioni që reflektohet në përditshmëri duke mos pranuar njerëz apo opinione ndryshe nga të tuat”, shkroi Dea Mishel.

 

luizi dea ofendim koncert

Lini një Përgjigje