
Beniada Nishani u përfol për një ndarje të mundshme me vëllain e Arbër Hajdarit, Blerti Hajdari.
Edhe pse nuk e konfirmuan asnjëherë lidhjen e tyre të dashurisë, fotot ishin ato që i nxirrnin ‘zbuluar’
Modelja e njohur ka folur për lidhjen e saj të dashurisë duke treguar se ka gjetur një person që e kupton edhe pa folur por pa folur asnjëherë me emër.
Rrjetet sociale janë treguesi më i mirë se si shkon lidhja e personazheve VIP dhe me një hulumtim të thjeshtë në Instagramin e Beniadës dhe Blertit vihet re se çifti nuk e ndjekin më njëri tjetrin në rrjetet sociale.
Nga ana tjetër Blerti ka fshirë nga Instagrami një postim ku kishte një foto me Beniadën në studion e emisionit “Procesi Sportiv”, ku ata u njohën vitin e kaluar.
Por modelja vazhdon të ndjekë në rrjetet sociale vëllain e Blertit, ish-opinionistin e BBV, Arbër Hajdarin si dhe nënën e tyre Mira Hajdari.
Kjo ka shtuar dyshimet se heqja e fotos dhe njëri tjetrit nga Instagrami mund të ketë qenë një mënyrë për të larguar vëmendjen e publikut nga lidhja e tyre, ose tashmë ata kanë zgjedhur të shkojnë në rrugë të ndryshme duke ruajtur marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.

Lini një Përgjigje