TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Korrik 2023, 10:48

Britney Spears goditet në fytyrë, asnjë akuzë për truprojën (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Britney Spears goditet në fytyrë, asnjë akuzë për
Britney Spears

Këngëtarja Britney Spears u godit aksidentalisht në fytyrë nga një roje sigurie teksa po i afrohej një ylli të basketbollit, njofton policia e Las Vegas.

Truproja e Victor Wembanyama, për të cilin ylli i popit pretendoi se i ushtroi dhunë, nuk do të përballet me akuza, sqaroi policia në një deklaratë.

Sipas tyre, këngëtarja e ka goditur vetë veten në fytyrë, ndërsa truproja ka shtyrë dorën e saj nga shpatulla e basketbollistit. Diçka e tillë konfirmohet dhe në kamerat e sigurisë që u vunë në dispozicion të hetuesve.

“Kur ajo preku lojtarin truproja e shtyn dorën nga lojtari pa parë, gjë që bën që dora e Britney-t të godasë veten në fytyrë”, thuhet në deklaratw.

Videoja e shpërndarë nga TMZ tregon një burrë që bllokon Spears teksa ajo zgjatet për të prekur Wembanyama në supe ndërsa ai ecën nëpër një kompleks kazinoje. Spears tërhiqet menjëherë më pas.

Basketbollisti ka thënë se “nuk e pa se çfarë ndodhi”, por se dikush u shty.

Spears këmbënguli në pretendimet se një roje sigurie që mbronte Wembanyama-n e goditi atë në fytyrë me anën e pasme të dorës, duke i bërë syzet e saj të binin ndërsa ajo për pak ra në tokë.

britney spears fytyre truproje akuza

Lini një Përgjigje