
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka folur së fundmi në një intervistë për “The Telegraph”, për albumin e saj më të ri në ardhje, si dhe për sfidat që e kanë përshkruar në rrugën drejt suksesit.
"Ti nuk e di vërtet se çfarë është të jesh e famshme derisa je e tillë. Të gjithëve u tregohen historitë në filma: idhujt e pabesueshëm, të gjitha paratë dhe vëmendja, bukuria dhe rrobat, diamantet dhe magjepsja. Kjo është ëndrra e famës por realiteti është shumë ndryshe.", shprehet Rita.
Ajo ka nënvizuar se është gjithashtu krenare për trashëgiminë e saj familjare. E lindur me emrin e vërtetë Rita Sahatçiu në Prishtinë, ajo dhe familja e saj emigruan në Mbretërinë e Bashkuar si refugjate kur këngëtarja ishte një vjeçe, duke jetuar së bashku me katër anëtarët e familjes së saj në një dhomë të ngushtë në perëndim të Londrës.
Babai i saj ishte një mësues të cilit kur emigruan iu desh të punonte dy turne për të mbajtur fëmijët e tij, ndërsa nëna e saj ishte kameriere dhe studionte për t’u bërë një psikiatre, duke i mbijetuar dy betejave me kancerin e gjirit.
“Muzika është në gjithçka që bëj. Muzika është ëndrra”, thekson Rita. Pjesa tjetër, sipas nënkuptimit, është vetëm ajo që një vajzë duhet të bëjë për të qëndruar në krye në një epokë kur fansat “presin më shumë” nga yjet e tyre të preferuar.
Rita emigroi në Mbretërinë e Bashkuar si refugjate kur ishte një vjeçe, duke jetuar së bashku me katër anëtarët e familjes së saj në një dhomë në perëndim të Londrës.
“Mamaja ime thoshte: ‘Ti je një nga unë, e ke gjakun tim në venat e tua’”, kujton Ora. “Është një mentalitet shqiptar i Evropës Lindore: çfarëdo që të ndodhë, ngrihuni, vazhdoni të mos dorëzoheni. Vazhdoni të ecni dhe vazhdoni të lulëzoni”, thotë Rita për “The Telegraph”.
Rita do të nxjerrë në shitje albumin e saj më të ri “You & I” më 14 korrik.
Lini një Përgjigje